Kancelarja gjermane, Angela Merkel e kundërshtoi hapur vendimin e kryetarit amerikan Donald Trump për t’iu ndaluar hyrjen qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane. Lufta kundër terrorizmit nuk do të fitohet me masa kundër individëve të caktuar, thotë zonja Merkel duke i kujtuar shefit të Shtëpisë së Bardhë konventat dhe të drejtën ndërkombëtare. Beteja e nevojshme dhe vendimtare kundër terrorizmit nuk e justifikon vendosjen e grupeve të caktuara të njerëzve nën një hije të përgjithshme dyshimi. Në rastin për të cilin po flasim, bëhet fjalë për besimtarët myslimanë. Mendoj se një gjest i tillë bie ndesh me parimet themelore të ndihmës për refugjatët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …