Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrese i ka kërkuar kryeministrit, Isa Mustafa që me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës si dhe Hakif Zejnullahut rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë të emërohet, “Rruga e tre heronjve. Duke pasur parasysh këtë kontribut, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre, ju propozoj që në bazë të kompetencave tuaja si kryeministër i vendit të merrni vendimin që rruga nacioniale Prishtinë – Mitrovicë të mbajë emrin e Zahirit, të Edmondit dhe të Hakifit, “Rruga e tre heronjve”, thuhet në letrën që Veseli i ka dërguar kryeministrit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …