Sot në 20-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Zahir Pajaziti dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në fshatin Orllan, duke filluar në orën 10:00 bëhet ceremonia e rivarrimit të trupit të heroit, Zahir Pajaziti. Aktivitetet në përkujtim të rënies së dëshmorëve, vazhdojnë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ku në orën 14:00 mbahet Akademi përkujtimore kushtuar luftës dhe rënies heroike së tyre. Tre dëshmorët e kombit: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, më 31 dhjetor të viti 1997 kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …