Edhe seanca e djeshme gjyqësore, për luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2o15 u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykimi mbetet në nivelin e leximit të transkriptimeve nga bisedat e përgjuara të të akuzuarve. Sipas avokatëve mbrojtës tashmë janë duke u lexuar bisedat pas 9 dhe 10 majit 2015, për të cilat vet mbrojtja më parë kishte informuar se janë biseda të cilat do të vendosin pistat përmes të cilave mund të arrihet deri tek e vërteta. Mbrojtja gjithashtu kishte theksuar se këto biseda mund të nxjerrin edhe përfshirjen e mundshme të figurave politike në këtë rast. Pas leximit të bisedave pason faza e plotësimit të aktakuzën ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja dhe të akuzuarit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …