Vendimi kundërthënës, për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë i cili ka nxitur protesta në gjithë vendin, ka shkaktuar edhe reagime nga personalitet e njohura të biznesit por edhe nga politikanët, të cilët kanë botuar edhe statistika për vrasjet në Amerikë. Sipas këtyre të dhënave, vetëm dy amerikanë vriten në vit nga imigrantët xhihadistë myslimanë, derisa në vit kryehen 11.737 vrasje ku vrasësi është amerikan.
