Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëheqë delegacionin qeveritar të Kosovës në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që do të zhvillohet në Romë. Në këtë forum, në të cilin do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendës-kryeministri Ramiz Kelmendi, disa ministra dhe zyrtarë të institucioneve të fushës, pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve nga Italia dhe Kosova, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme. Në këtë Forum, do të jenë të pranishme biznese italiane mbështetëse që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse, si dhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …