Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet e Serbisë sepse kjo është çështje e brendshme. Thaçi këto deklarata i dha para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies. Ai me këtë rast tha se janë këtu për të nderuar heroin, dhe përpjekjet e tij për lirinë e vendit. Ai për murin në veri tha se si shtet jemi shumë të vetëdijshëm, se sot është dita e fundit e atij afati të nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të respektohet me përpikëri . Sipas tij çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritet e Beogradit është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore, por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …