Sfidë deri të certifikimi në Uganda të Afrikës si Lidere e së ardhmes

Asamblistja nga Komuna e Deçanit,  Violeta Kukalaj nga grupi parlamentarë i  AAK-së, është femra e vetme nga Asambleja Komunale në Deçanit, e cila ka arritur që  të  certifikohet në Uganda të Afrikës Lindore,  në projektin e financuar  nga Qeveria Suedeze( ICLD) Internacional Centre for Local Democracy- Ngritja e Kapacitetit të Gruas në Politikë, projekt ky, i cili ka zgjatur 18 muaj,  dhe është realizuar në katër shtete si në Bosnje, Suedi, Serbi dhe Afrikë.

Sfidat dhe mundësitë si te bëhesh një model pozitiv për gratë dhe si  të arrish të jesh një femër e suksesshme në politikë dhe vendimmarrje dhe si përvojat e fituara në këtë trajnim 18 muajsh, ti bartësh ato edhe në vendin prej nga vjen, duke forcuar  kështu nivelin e demokracisë lokale dhe asaj qendrore  ishin qëllimi i programit  gjatë këtyre katër sesioneve.

Sfidat dhe barrierat të lidhura me gjininë për institucionet politike dhe proceseve në qeveritë lokale.

Përvojat e përbashkëta janë një bazë e mirë për ndërtimin e kapaciteteve dhe forcojnë udhëheqjen politike, prandaj gratë politikane të cilat ishin te involvuara në këtë program nga 25 shtete participante si Evropa, Azia dhe Afrika, ndërsa nga Kosova  pjesë  e këtij programi ishim dy asamblistë unë  dhe Lirie Avdiu nga Prishtina, plotë  18 muaj kemi ndarë përvojat tona, të shteteve nga ishim.

Mësimet se si të arrihet në nivel personal, dhe këto të arritura ti bartim edhe në nivel komunal, si balancimi i barazisë gjinore zbatimin në nivele të caktuara me ligj të pjesëmarrjes së grave në organet vendimmarrëse. Trajtimi i barabartë në mjetet e fushatës si e burrave edhe e grave, që konkurrojnë për poste në politikë dhe përfshirja e temave të barazisë gjinore edhe në programet e partive politike, prandaj pjesëmarrja politike e grave është kyç për këto qëllime dhe partitë politike janë ndër institucionet më të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e një pjesëmarrjeje të tillë. Duke qenë se gratë zënë një numër të kufizuar në  vendeve parlamentare të botës, është e qartë se partitë politike duhet të bëjnë  më shumë  për ta mbështetur fuqizimin politik të grave, thotë asamblistja Violeta Kukalaj.

Ndryshe nga shteti skandinav Suedia që ka një qeverisje të nivelit të demokracisë dhe të barazisë gjinore, e cila ishte një shembull i mirë i avancimit të gruas, ku qeverisja shtetërorë udhëhiqet nga dy gjinitë barabartë, Serbia  dhe Bosnja kishin gjendjen e njëjte më atë të Kosovës, ndërsa në Afrikën Lindore, reformat e vitet të fundit kanë bërë që gratë duhet të luftojnë më shumë se meshkujt për pozita më të mira në punë apo vendimmarrje, ngase vendi i tyre ishte i përfshirë në varfëri  te thellë dhe sistemi qeverisës ishte pothuajse komplet i korruptuar. Përfshirja e grave nëpër institucionet ishte 31 për qind.

Kukalaj, shton se përveç trajnimit në Kampala kryeqytetin e Ugandës, kemi vizituar edhe komunën e Makindye, ku jemi pritur nga kryetari Kasirye Nganda, dhe stafi i tij, jemi njoftuar për punën dhe aktivitetet e kësaj komune. Po ashtu kemi vizituar edhe burimin e Lumit Nil, Lumit ma të gjatë në botë ku kemi lundruar me anije dhe jemi habitur me bukuritë e natyrës atje. Këto përvoja besoi se do ti bartë tek koleget e mia në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …