Kryeministri Isa Mustafa prezantoi sot në Romë sektorët për investime të huaja

Kryeministri Isa Mustafa prezantoi sot në Romë sektorët për investime të huaja

Kryeministri, Isa Mustafa, në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që po zhvillohet në Romë, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e interesuar për investime të huaja në energjetikë dhe në energjinë e ripërtritshme, miniera dhe minerale, procesimin e produkteve me prejardhje bujqësore, IT dhe turizëm. Të pranishëm në këtë forum  janë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.

Në fjalën e tij, Mustafa fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për proceset shtet ndërtuese, si dhe për funksionimin e institucioneve të qëndrueshme demokratike dhe bazën e mirë të ekonomisë së tregut. Më tutje, kryeministri ka folur për infrastrukturën, energjinë, tregun financiar, bashkëpunimin në regjion dhe me institucionet financiare ndërkombëtare. Mustafa i ka njoftuar të pranishmit me prioritetet themelore të Programit Qeverisës që lidhen me rritjen ekonomike dhe punësimin, sidomos hapjen e perspektivës për punësim të gruas dhe të të rinjve.  Ky forum, do të përqendrohet tek sektorët që lidhen me teknologjinë agroindustriale, teknologjinë e industrisë së ushqimit, teknologjinë e industrisë së qumështit, teknologjinë e përpunimit të drurit, tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe në teknologjinë informative dhe paraqet një mundësi shumë të mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …