Sot në 20-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Zahir Pajaziti dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, në fshatin Orllan, u krye ceremonia e rivarrimit të trupit të heroit, Zahir Pajaziti. Aktivitetet në përkujtim të rënies së dëshmorëve, vazhduan në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ku në u mbajt Akademi përkujtimore kushtuar luftës dhe rënies heroike së tyre. Lumnije Hoxha motra e dëshmorit Edmond Hoxha, në fjalën e saj para të pranishmëve kujtoi me emocion veprën dhe heroizmin e të gjithë dëshmorëve. Ajo tha se ata para 20 viteve nuk menduan se në Kosovën e Lirë do të burgosën çlirimtarët, se do të ketë mure-ndarëse midis Kosovës, sepse ata luftuan për një Kosovë krejtësisht tjetër. Në këtë Akademi folën edhe Rrustem Mutafa dhe Skënder Hyseni. Tre dëshmorët e kombit: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, më 31 dhjetor të viti 1997 kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Pestovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …