Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në një seancë gjyqësore, e cila do të mbahet me 1 shkurt, në një gjykatë të qytetit Kolmar të Francës, do të bëhet paraqitja e materialit që ka sajuar Serbia kundër tij. Haradinaj ka shkruar se shpreson që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Beogradi zyrtar. Në një postim të tij Haradinaj ka falënderuar bashkëkombësit në vend dhe në mërgatë për mbështetjen që e kanë manifestuar për të dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës ka qenë vetëm një farsë politike.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …