Në takimin e sotëm në Bruksel priten bisedime lidhur me themelimin e Asociacionit

Në takimin e sotëm në Bruksel priten bisedime lidhur me themelimin e Asociacionit

Dialogu  politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë sot në Bruksel, ku temë diskutimi do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe zotimi i dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët. Edhe pse ky takim zhvillohet në një periudhë kur situata e sigurisë dhe ajo politike ndërmjet të dyja vendeve është e tensionuar, qytetarët u deklaruan se nuk presin të ketë diçka pozitive. Madje opozita sërish e quan gabim vazhdimin e dialogut në një periudhë kur Serbia provokon sigurinë e Kosovës edhe me konflikt të armatosur. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, pret që ky takim do të kontribuojë në zbatimin e marrëveshjeve të pazbatuara deri më tani, sidomos marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin. Më tej Tahiri tha se vazhdimi i dialogut në nivelin politik në Bruksel tregon angazhimin maksimal të BE-së për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve dhe provokimeve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …