Hungaria do të ndajë bursa për studentët e bujqësisë në Kosovë

Hungaria do të ndajë bursa për studentët e bujqësisë në Kosovë

Qeveria e Hungarisë, me qëllim të avancimit të njohurive në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit për studentet e Kosovës, do të ndajë bursa për vitin akademik 2017/2018. Përfitues të  këtyre bursave për vazhdim të studimeve master në Hungari,  do të jenë  studentët e fakultetit  të bujqësisë dhe veterinarisë. Sipas njoftimit për media nga MBPZHR-ja, bursat e fituara në kuadër të mbështetjes së Qeverisë hungareze për arsimin e lartë në Kosovë, do të përfshijnë studimet në fushën e zhvillimit rural dhe të agrobiznesit, në hortikulturë, si dhe në menaxhimin e bujqësisë dhe të ujërave.

Ndarja e këtyre bursave për studentët e Kosovë është vazhdimësi e një bashkëpunimi mes MBPZHR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë të Hungarisë, e cila ndikon që studentët të marrin studime të avancuara në universitetet hungareze, që më pas të sjellin përvoja të reja në zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …