Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po pret vendimin e Qeverisë për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës, të ndërtuar nga serbët e veriut. MMPH-ja tashmë ka kryer të gjitha veprimet juridike dhe ka nxjerr të gjitha aktet normative e inspektuese, të cilat kanë konstatuar se muri në veri është ilegal dhe si i tillë duhet të rrënohet. Ministri Shala ka bërë të ditur se mos rrënimi i murit- ndarës i paraparë për 31 janar është bërë për arsye të diskutimeve të shumta që murin ta rrënojnë vet ndërtuesit. Mirëpo, pavarësisht gatishmërisë së institucioneve të Kosovës, udhëheqësit lokal të Mitrovicës së Veriut nuk janë treguar të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Pas përfundimit te të gjitha përgatitjeve ligjore nga ana e Ministrisë, Shala tha se po presin një vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës, meqë edhe pas shumë diskutimeve nuk kanë arritur të zgjidhin këtë çështje përmes dialogut, pasi që pushteti lokal në pjesën veriore po e kundërshton heqjen e murit në mënyrë civilizuese dhe me pajtueshmëri. Por, ministri Shala nuk ka përmendur ndonjë datë se kur do të ndodh rrënimi i murit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …