Në Deçan organizohet tryezë për të drejtën në pronësi dhe trashëgimi të femrave

Kosova ka ligje dhe rregullore në fuqi të cilat mbrojnë dhe promovojnë të drejtën e femrës në trashëgimi dhe pronësi dhe po të implementoheshin si duhet, Kosova do të radhitej ndër shtete me standardet më të larta në botë”, u tha në Deçan, në tryezën mbi temën “Njohja dhe respektimi i të drejtave të grave ne pronë dhe në trashëgimi”.

Tryeza në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-vë ne Kosovë Greg Delawie, kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, u organizua nga shoqata e Guras JETA ne Deçani, në kuadër të projektit nëntëmujor kushtuar të drejtës së femrës i cili financohet nga ambasada Amerikane në Prishtinë. Me këtë ratës i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj tha se puna e palodhshme e OJQ-ve vendase sikurse e shoqatës së gruas ,,Jeta” dhe zonjës Safete Gacaferi pashmangshëm do të kulmojë në përmirësimin e pozitës së gruas në komunë e Deçanit. Kryetari Selmanaj, tha se përderisa e drejta e fermës deri dje ishte tabu, sot ajo është detyrimi  i te gjithë neve dhe ne në Deçan kemi përfaqësimin e femrës ne institucione dhe organizatat te ndryshme.

Ne si lidership komunal do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e grave dhe vajzave ashtu që edhe ato të jenë trashëgimtare dhe bashkëpronare të pasurive familjare tha nder të tjera kryetari Selmanaj. Ndërsa Ambasadori Delawie tha se e drejta e gruas ne trashëgimi dhe pronësi është nder prioritetet e mia dhe sjell deri te shumë çështje kyçe  për te cilat ne kujdesemi shume si: ngritja e gruas ne ekonominë e Kosovës, përfaqësimi dhe inkuadrimi i sajë në jetën sheqerorë, te drejtat e njeriut si dhe ne ekonominë e Kosovës dhe mbarëvajtjen e saj.

“Fakti se vetëm 4 për qind te grave ne Kosove kane te drejtë në trashëgimi dhe vetëm 19 për qind prej tyre janë bashkëpronare te pronave, është  një indikator se ne kemi shumë punë para vetës. Ndërsa, Kosova ka ligje dhe rregullore ne fuqi  të cilat mbrojnë dhe promovojnë të drejtën e gruas të cilat po të implementoheshin si duhet, Kosova do te radhitej nder shtet me demokratike ne bote”tha nder të tjera ambasadori i SHBA-vë ne Kosovë Greg Delawie,

Në këtë Tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga hetuesia, policia, shoqëria civile dhe komuniteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …