Ministri i FSK-së, Haki Demolli bisedoi me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Ministri i FSK-së, Haki Demolli bisedoi me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, Ferhat Dinosha. Demolli u shpreh se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sidomos në  mes të Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes duhet të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje, si marrëdhënie ndërmjet dy shteteve dhe institucioneve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, ministri foli edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, si dhe në iniciativat rajonale, evropiane dhe globale. Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha shprehu përkrahjen e pa rezervë për Kosovën në rrugën evropiane, duke shtuar se marrëdhëniet e mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi paqja dhe prosperitetit i shtetit të Kosovës është edhe në interes të rajonit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …