7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare dënohen nga dy muaj burg për pozimin e shqiponjës

Alban Bardhyli: Paranoja greke kundër shqiptarëve nuk ka kufi

 Gazetarët e çmendur grekë kanë nisur të propagandojnë, të dezinformojnë dhe, si në kohën e Mesjetës të kërkojnë që të “digjen në hell” “shtrigat” me duar shqiponjeje që paskan guxuar të pozojnë këtë simbol në “shtetin e shenjtë” të ortodoksisë bizantine mesjetare greke…!

Të tmerruar nga simboli i shqiponjës i bërë nga duart e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë greke, shovinistët grekë, në paranojën e tyre, kanë arritur aq larg sa mendojnë se ata e kanë bërë këtë vepër sepse “kanë lidhje me SHISH” e duan të “destabilizojnë” Greqinë. Ky mendim është paranojak, i shkruar nga urrejtja e nacionalizmit antishqiptar dhe nga ksenofobia e pakufishme të mass-mediave greke, por mendoj fuqimisht se s’ka të bëjë me realitetin. Sipas tyre, një simbol i thjesht shqiponjeje që tregon dashurinë për memëdheun destabilizoka Greqinë. E pse? Sepse këta banditë mediatikë grekë, të ushqyer nga nxitja e urrejtjes etnike nuk mund të kuptojnë se populli shqiptar që jeton në Greqi ka të drejta dhe nuk duhet të lejohet fare asimilimi i tyre nga ana e Athinës antishqiptare. Etiketimi i djelmoshave shqiptarë se paskan “lidhje me SHISH” është gjithashtu një fantazi të sëmurë të mediave bulevardeske antishqiptare të Greqisë, sepse nuk është në natyrën e shërbimeve sekrete të veprojnë në këtë mënyrë.

Edhe gazetarët grekë, njësoj si ata shqipfolës, janë analfabetë sa i përket kësaj fushe të inteligjencës dhe shërbimeve inteligjente.Por ata kanë nisur të propagandojnë, dezinformojnë dhe, si në kohën e Mesjetës të “digjen në hell” “shtrigat” me duar shqiponjeje që paskan guxuar të pozojnë këtë simbol në “shtetin e shenjtë” të ortodoksisë bizantine mesjetare greke…!Mund të bëhet një paralele edhe me Jugosllavinë titiste, ku të gjithë ata shqiptarë që nuk ishin jugosllavizuar dhe që kishin sado pak ndienja kombëtare shqiptare, ishin të etiketuar si “enverista” dhe dënuar në mënyrë shtazarake me dhjetra vite burg.

Qëllimi i Jugosllavisë dikur, ashtu edhe si i Greqisë sot ishte gjithashtu të bëjë diferencim politik dhe të akuzojnë Republikën e Shqiërisë se na qenka “luftënxitëse”, duke tërhequr “dashurinë” e Merkelit apo të ndonjë lider shtetëror përendimor, i “mallëngjyër” nga lojën e teatrit të Athinës zyrtare që luan rolin e viktimës në marrëdheniët Shqipëri – Greqi. Mos u merzitni, “të nderuar” shovinistë grekë, se tani Evropa e di me kënd ka të bëjë në Athinë dhe kjo lojë teatri, kjo gjuajtje shtrigash kurrë nuk do të përfundojë në favorin juaj! Dhe mos përgojoni SHISH-in sipas modelit të shtypit shqipfolës, se dielli nuk mbulohet me shoshë!

 Tiranë, 30 janar 2017

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …