SAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se në Kosovë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk vendosë ndalesë në përdorimin e produkteve me yndyrë bimore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  bën të ditur se “produktet të cilat janë të përbëra nga qumështi dhe kanë të zëvendësuar yndyrën shtazore me atë bimore duke e përfshirë edhe vajin e palmës, nuk janë ilegale përderisa deklarohet në etiketë përbërja e produktit dhe produkti si i tillë nuk emërtohet si “ qumësht” ose “djath” me ç’rast do të konsiderohej si hutim i konsumatorit. Kohës së fundit nga Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore është dhënë Opinion për vajrat bimore të procesuara përfshirë edhe vajin e palmës, për veti kancerogjene dhe gjenogene, kur ato gjatë procesit të prodhimit të tyre arrijnë trajtimin në temperaturë mbi 200 °C. Për këtë opinion ende nuk janë marrë vendime nga institucionet ndërkombëtare të thirrura për vendimmarrje, nga Komisioni Evropian ose nga vendet anëtare në veçanti por as nga institucione tjera për siguri ushqimore të shteteve të zhvilluara.

Për derisa nuk merret ndonjë vendim për ndalimin e yndyrërave bimore, përfshirë vajin e palmës në produkte ushqimore nga institucione relevante ndërkombëtare të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për vlerësime shkencore përfundimtare, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk vendosë ndalesë në përdorimin e tyre. Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdoi me kontrollet zyrtare, shtimin e frekuencës së kontrolleve tek operatorët e biznesit me ushqim dhe mostrimit të produkteve, për të eliminuar dhe parandaluar çfarëdo keqinterpretimi eventual me ushqim në veçanti të produkteve me yndyrë bimore si nga importi ashtu edhe tek prodhuesit vendorë. Gjithsesi, AUV vazhdimisht informohet mbi publikimet dhe risitë, nga Autoritetet Evropiane  në rast të marrjes së masave të duhura krahasimisht me vendet e BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …