leoni

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë kundër Ligjit për Investimet Strategjike, duke thënë se ai nuk është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës. Ligji për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës, siç; është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dergohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është publikuar në faqen e internetit të kësaj të fundit. Në muajin tetor në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Investimet Strategjike. Deputetët e Listës Serbe me 18 tetor të vitit të kaluar i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …