Kuvendi i Komunës së Shtimes ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2017

Kuvendi i Komunës së Shtimes, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2017. Kryesuesi i Kuvendit z. Rrahman Jakupi, propozoi miratimin e rendit të ditës me dy pika shtesë si dhe një pikë tjetër shtesë është kërkuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Shtime, z. Isak Musliu, i cili kërkoi që të jetë pikë e rendit të ditës, miratimi i një deklarate për lirimin e z. Ramush Haradinaj. Pas diskutimeve të shumta në lidhje me arrestimin e z. Haradinaj, Kuvendi i Komunës së Shtimes ka propozuar përgatitjen e një deklarate në këtë drejtim, për t’u dërguar në institucionet e Kosovës dhe gjithashtu në Francë, nëpërmjet Ambasadës së saj në Kosovë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj. Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës unanimisht miratuan ngritjen e komisionit për hartimin e deklaratës i përbërë nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në këtë komunë.

Kuvendi pas diskutimeve, ka miratuar raportin e punës për vitin 2016 dhe orarin e mbledhjeve për vitin 2017. Këshilltarët e Kuvendit kanë përgëzuar kryesuesin e Kuvendit z. Jakupi, për menaxhimin e punimeve të Kuvendit, ndërsa në përgjithësi është konstatuar se Kuvendi ka përmbushur obligimet ligjore dhe janë nxjerrur vendime të rëndësishme për qytetarët e komunës së Shtimes.

Duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa, Kuvendi Komunal miratoi draft – Planin për menaxhimin e mbeturinave për periudhën 2016-2021, i cili do të dërgohet në diskutim publik në afat prej dy javësh, ndërsa pas kësaj pike është aprovuar edhe raporti i pavarur i auditimit për vitin 2016 për Kompaninë Rajonale për grumbullimin e mbeturinave KRM “Pastërtia”.

Kuvendi me shumicë votash ka shtyrë për mbledhjet e radhës, propozimin për rritjen e buxhetit 2017 për realizimin e të hyrave vetanake (në vlerë prej 16.010 €) dhe planin e veprimit për mësim tërëditor (pas diskutimit publik). Përveç kësaj Kuvendi Komunal ka shqyrtuar katër kërkesa dhe ka aprovuar në bazë të rekomandimeve të KPF-së dhe drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …