Në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel ka përfunduar takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë

Bisedimet në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ishin të  përqendruara te çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndërmjetësuese e dialogut, edhe kësaj radhe ka ftuar edhe kryeministrat, edhe presidentët e dy vendeve. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, përpara takimit i tha Radios Evropa e Lirë se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”. Ndërkohë është bërë e ditur se kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i tha radio-televizionit serb se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në takimin e javës së kaluar, palët janë pajtuar të ulin tensionet dhe të vazhdojnë bisedimet, me në fokus zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash. Pas takimit përfaqësuesit e delegacioneve nuk kanë bërë asnjë koment për mediet. (Rel)

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …