Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se politikanët udhëheqës të Kosovës janë të dobët dhe të papërgjegjshëm ndaj nuk pritet asgjë nga dialogu me Serbinë. Madje, ai tha se me këtë përbërje politike në Bruksel vetëm sa janë ç’rregulluar marrëdhëniet me Serbinë e jo normalizuar. Kur është në pyetje interesi i vendit këta nuk po i përfillin dhe po kthehen pa rezultate. Prandaj Opozita e ka parë që është fundi, këta politikanë duhet të japin dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Serbia duhet t’i kryej borxhet që ia ka Kosovës, pastaj mund të fillojë negocimi për raportet Kosovë-Serbi, mirëpo, tani kemi acarim më të madh se sa kur ka filluar dialogu. Këta i kanë ç’normalizuar raportet në vend se t’i normalizojnë. Në fund, Isufi theksoi se liderët institucional: Thaçi, Mustafa dhe Veseli kanë shkelur edhe përfaqësimin e kodit të shtetit, sepse nuk duhet të largohen të gjithë krerët shtetërorë, por këta janë të papërgjegjshëm, prandaj Kosova duhet të lirohet prej tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …