leoni

Edi Rama

Edi Rama: Ky është fillimi i punës së dy qeverive për t’i fshirë urdhër-arrestet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e AAK-së, kanë diskutuar për situatën në tërësi dhe sfidat e përbashkëta. “Unë uroj dhe besoj që procesi i Ramushit do të jetë përfundimi që ne duam. Nuk është fundi por fillimi i një pune të përbashkët i dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe na shfaqen në këto forma që na kujtojnë që e shkuara është një kërcënim për ne, ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme”, ka deklaruar Rama. Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka falënderuar kryeministrin Rama për angazhimin pas ndaljes së Haradinajt në Francë. Pas takimit që pati me përfaqësuesit e AAK-së kryeministri Rama ka biseduar edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërkohë që pritet të bisedojë edhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …