Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për dialogun ndërshtetërorë, që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se kryetari, Hashim Thaçi, po ia merr nga duart kryeministrit të vendit, Isa Mustafës këto bisedime. Ky ka qenë synimi i Thaçit prej fillimit sepse vet e ka bërë me dije, se do dialog në nivel presidentësh. Më tej, ai tha se pas katër vitesh udhëheqje me kryeqendrën, ka në plan që të rikandidohet prapë për këtë post. Ahmeti, nuk e fshehu idenë për një listë të përbashkët, më qëllim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme në vend.
