Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për reforma në Administratë

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për reforma në Administratë

Ministrja e Shqipërisë për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito dhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Jagxhilar, kanë nënshkruar Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit. Me këtë rast Jagxhilar tha se në këtë marrëveshje është paraparë  bashkëpunimi për reformat e  Administratës Publike. Ndërsa, Milena Harito tha se kjo marrëveshje konkretizohet me një plan të veprimit. “Shqipëria dhe Kosova janë duke vazhduar procese të shumta të bashkëpunimit. Është shumë e rëndësishme ta çojmë përpara administratën sepse është kusht për integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ministrja Harito.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …