Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja do të hyjë në koalicion me shoqërinë civile dhe me njerëz nga shkenca e historia, por jo me AAK-në dhe Nismën. Sipas tij AAK-ja e Nisma synim e kanë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga Vetëvendosja. Konjufca ka deklaruar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, Lëvizja Vetëvendosje dhe dy subjektet opozitare do të vazhdojnë me protesta, varësisht prej rrethanave që do vijnë në ditët në vijim. Ai më tutje i ka kritikuar takimet e dialogut politik, në Bruksel, ndërkohë që ka theksuar se Gjykata Speciale është një gabim i madh, me tendenca raciste. Sipas Vetëvendosjes, Kosova në këto momente duhet të angazhohet në ruajtjen e trojeve të vendit dhe duhet të ndalojë matjen e kufijve sepse madhësia e tyre dihet.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …