Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, shpreh keqardhje për shkak të deklaratave të ashpra mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse më 1 shkurt, në dialogun Kosovë – Serbi, sipas saj palët janë marrë vesh si të veprojnë. Përparimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë më të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërmjet dy palëve dhe në rajon”, ka deklaruar mbrëmë Maja Kocijançiq. Mëtutje ajo ka theksuar se “në mbledhjen në kuadër të dialogut në nivel të lartë të presidentëve dhe kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, është arritur marrëveshja për përmbajtje nga mesazhet dhe kumtesat nxitëse dhe shprehim keqardhje të madhe për kumtesat ndezëse të përsëritura”.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …