leoni

Peja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos

 

Në vazhdën e investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me qëllim të “Ndërtimit të Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, në të cilin projekt do të investohen 1 milion e 500 mijë euro.  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për xhudon dhe për Kosovën, për faktin se ky sport, i cili tanimë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me të cilat krenohet Kosova, po bëhet me objekt modern, për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive.  Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka dhënë këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Pejës, meqë ky sport i suksesshëm po bëhet me Palestër Nacionale.

Po ashtu, ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Pejës, u nënshkruan edhe memorandumet për rregullimin e disa fushave të tenisit dhe për palestër të sportit për komunitetin, vlera financiare e të cilave është 420 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …