Dritëro Agolli

Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli shprehin ngushëllime për vdekjen e Dritëro Agollit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë së Shqipëria do të mbetet vend pelegrinazhi për të gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe të shkrimtarit Dritëro Agolli, i cili ka ndërruar jetë  në moshën 85-vjeçare “U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi…”, ka shkruar Rama në një postim të rij me rastin e vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.

Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e Dritëro Agollit. “Para disa muajve pata një takim të ngrohtë me Dritëron në Tiranë, me shkrimtarin, poetin dhe intelektualin e shquar kombëtar që pas vete la një trashëgimi të madhe shpirtërore. Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agolli!”, ka shkuar Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vdekja e shkrimtarit Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …