leoni

Ministri, Demolli dhe gjeneral Rama biseduan me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS, Jans Stoltenberg

Ministri, Demolli dhe gjeneral Rama biseduan me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS, Jans Stoltenberg

Ministri i Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilluan një takim të përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg. Në takim, u bisedua për situatën e sigurisë në vendin tonë, hapat që duhet ndërmarrë lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurisë si dhe stabilitetit të Kosovës, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ministri Demolli e njoftoi Sekretarin e NATO-s, Jans Stoltenberg mbi zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e saj në drejtim të krijimit të përmbushjes së misionit të saj në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të vendit si dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për përfshirjen e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli duke shprehur mirënjohje për angazhimin e NATO-s për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it tha se aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, z. Stoltenberg deklaroj një mbështetje të pa rezervë për FSK-në përmes Ekipit Këshillues ndërlidhës të NATO-s (EKNN), misionin dhe kapaciteteve të saj, duke shprehur konsideratë të lartë për profesionalizmin dhe angazhimin e saj të treguar deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …