Përfaqësues të serbëve të veriut janë pajtuar për rrënimin e murit ndarës në pjesën veriore të Mitrovicës. Njoftohet se marrëveshja është arritur në harmoni me legjislacionin në fuqi të Kosovës, me Kushtetutën dhe në koordinim të plotë me faktorë relevantë ndërkombëtarë. Qeveria njofton se kjo ka ndodhur pas takimit te gjate te Ministrit te Mjedisit, Shala me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore. Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …