Maqedonia

Blerim Reka: Fati i Maqedonisë varet prej shqiptarëve

Duke folur për situtën në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ish ambasadori i këtij vendi në Bashkimin Evropian, Blerim Reka ka thënë se fati i Maqedonisë varet prej shqiptarëve. Gjatë intervistës për gazetën “Zëri” ai ka theksuar se për dallim nga grekët, bullgarët dhe serbët vetëm shqiptarët nuk u mohojnë asgjë Maqedonisë dhe maqedonasve. Kriza në Maqedoni është peng i gjyqësisë së ngadaltë dhe i zgjedhjeve të shpejta. Duke folur për platformën e koalicionit të partive shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ish ambasadori Blerim Reka ka thënë se ajo ishte incidentale dhe jo strategjike. Ajo dëshmoi për papjekurinë e partive shqiptare që vetëm pas 25 vjetësh të pajtohen për një kornizë politike kombëtare. Koalicioni i BDI-së me VMRO-DPMNE-në dështoi jo sepse këto dy parti nuk deshën, por sepse faktori ndërkombëtar nuk deshi formim të çfarëdo qeverie, ka thënë në mes tjerash profesori i së Drejtës Evropiane, Blerim Reka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …