Njëri nga autoritetet më të larta në administratën e kryetari amerikan Donald Trump prej kohësh ka paralajmëruar se Amerika është duke u nisur drejt dy luftërave të reja. The Guardian, citon këshilltarin, Steve Bannon i cili thotë se Amerika do të përfshihet në luftë me Kinën dhe në Lindjen e Mesme kundër Iranit. “Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të luftojnë gjatë dhjetë viteve të ardhshme për shkak të ishujve në Detin e Kinës Jugore, dhe këtu nuk ka kurrfarë dyshimi. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Steve Bannon njëri nga njerëzit më të fuqishëm në administratën e Trumpit, që aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit kryesor për çështjet strategjike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …