leoni

Gjuriq: Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë të kënaqur me marrëveshjen për murin

Zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë të kënaqur me marrëveshjen për murin. Ai ia ka deklaruar Radio Televizionit të Serbisë se përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë natës kanë arritur marrëveshje me Qeverinë në Prishtinë rreth asaj se si të vazhdohen punimet rreth urës mbi lumin Ibër, që ndanë qytetin e Mitrovicës. Kjo marrëveshje do t’i zbusë tensionet dhe se ai pret që gjatë ditëve në vijim opinionit do t’i bëhet e ditur se si do të duket ajo zone, ka theksuar Zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …