Mijëra qytetar nga Peja, Dukagjini e më gjerë kanë nisur sot protestën e paralajmëruar në Pejë në përkrahje të Ramush Haradinaj. Protesta po mbahet në qendër të qytetit. Folësit para masës protestuese kërkuan lirimin dhe kthimin sa më të shpejt të Ramush Haradinaj në Kosovë. Po sot, protestë në përkrahje të Ramush Haradinaj do të mbahet edhe në Bruksel. Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinajt njofton se protesta do të mbahet në një shesh të Brukselit duke filluar në ora 14.30.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …