Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos-veprim në rrëzimin e murit afër urës së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili u ndërtua ilegalisht nga serbët e atjeshëm. Heqja e murit nga “vetë strukturat paralele” është mesazh i tyre që lë për të kuptuar se ata vetë vendosin për veriun. Prandaj Qeveria është dashur ta heq vetë atë mur. T’i tregojë Serbisë që shteti ynë nuk bën kompromis me struktura paralele kriminale, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …