Sot para mijëra protestuesve që kishin arritur në qytetin e Pejës, për të protestuar kundër mbajtjes në Francë të Ramush Haradinajt, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë nga Franca, ku për një muaj po mbahet i ndaluar sipas një urdhër arresti të Qeverisë së Beogradit. Edhe kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Fatmir Gashi tha se Haradinaj padrejtësisht po mbahet në Francë. Ndërsa, bashkëluftëtari i komandantit Haradinaj, Brahim Mehmeti deklaroi se janë mbledhur në këtë tubim protestues për t’u shprehur kundër padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve. Blerim Nikçi në emër të Komitetit të Rugovës tha se Kosova po nëpërkëmbet në mënyra të ndryshme, sikur janë copëtimi i trojeve të saj, muri në veri dhe arrestimi i komandantit Haradinaj. Ne jemi solidarizuar me shtetin e Francës kur ai u godit nga terrorizmi, kërkojmë që edhe ata të solidarizohen me popullin e Kosovës, për shkak të arrestimit të komandantit të saj ka thënë para të pranishmëve në protestë, Driton Lajçi. Mesazhin nga Tropoja e përcolli, Azgan Haklaj duke thënë se aktakuzat ndaj Ramushit janë false dhe të paqëndrueshme. Komandanti i Brigadës 138, Agim Ramadani të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, Rrustem Berisha foli për Shoqatat e Luftës dhe kolegun e tij Ramush Haradinaj. Ai tha se veteranët ndihen të lumtur për këtë përkrahje që po i japin qytetarët e Kosovës, pikërisht në këto kohë të vështira për të.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …