Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbahen homazhet për shkrimtarin Dritëro Agollin, i cili ndërroi jetë më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Këshilli i Ministrave krijoi komisionin shtetëror bashkërendues të punës për ceremonitë, që përbëhet nga krerët më të lartë të shtetit. Gjithashtu, nuk mungojnë figura të tjera të letërsisë shqiptare si Ismail Kadare, Bardhyl Londo dhe Xhevahir Spahiu, si dhe kompozitori Limoz Dizdari e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …