Dana Rohrabacher

Kongresisti republikan, Dana Rohrabacher mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Kongresisti republikan në Amerikë, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme, në Evropë, i ka dërguar një letër kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ku i  ka propozuar shkëmbim territoresh – jugun e Serbisë me veri të Kosovës – si zgjidhje për qetësimin e tensioneve në këtë pjesë të Ballkanit. Në vend të shembujve negativë, siç është dërgimi i trenit me simbolet provokuese në Kosovë, ndoshta është më mirë dhe në interes të të dyja palëve që të diskutohet shkëmbimi i territoreve, që do të rezultonte me më shumë serbë në Serbi dhe me më shumë shqiptarë në Kosovë. Rohrabacher, në letrën dërguar Nikoliqit, ka porositur se “ky opsion është i mundshëm” dhe se “nuk duhet injoruar”.  Këtë ide kohëve të fundit e ka aktualizuar akademiku, Rexhep Qosja, por ideja e tillë është injoruar nga kundërshtarët e tij, më shumë për faktin se e ka thënë profesor doktor, Rexhep Qosja sesa ka humbje të madhe  nga një këmbim i tillë i territoreve mbi baza etnike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …