Pas vendimit të djeshëm për rrëzimin e murit të ndërtuar ilegalisht në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, pak metra larg Urës së Ibrit, ky mur më në fund u rrënua. Derisa pritej fillimi i rrënimit të murit në Mitrovicën e veriut, aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe një numër i madh qytetarësh e gazetarësh. Ndërtimi ilegal i murit ka ndikuar në ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë, meqë, Beogradi zyrtar po bën përpjekje që ndarjen e veriut ta shënojë edhe me mur mbi Lumin Ibër, në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …