Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka përcjellë nga afër punimet e rrëzimit të murit-ndarës në Mitrovicë. Duke përgëzuar palët për përkushtimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e këtij muri, Apostolova ka thënë se shpreson që “kjo do të çojë edhe në zgjidhje tjera”, ndërsa bashkësia ndërkombëtare do të mbështes çdo iniciativë të këtillë. Ajo ka folur edhe për projektin që do të ndërtohet përtej urës së Ibrit, duke thënë se “do të jetë sheshi më i mirë në Kosovë”. Shefja e BE-së ka garantuar se nuk do të ketë më mure, ndërsa ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve në të”, ka thënë Apostolova.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …