Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në konferencë për media ka thënë se Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet palëve për murin në Mitrovicë është implementuar për më shumë se 90 për qind, ndërsa thekson se gjendja i është kthyer normalitetit. “Ministria e Mjedisit me të gjithë të tjerët kemi qenë në koherencë për të plotësuar atë çfarë është ligjore. Marrëveshja e arritur mund të konfirmojmë se është implementuar për më shumë se 90 për qind. Ne kemi një situatë të normalitetit të plotë, po vazhdojmë implementimin e projektit. Gjithçka po shkon sipas marrëveshjes dhe ajo që është e nevojshme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, është shprehur Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …