Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për “Top Channel” ka deklaruar se Arsyeja kryesore e mos formimit të qeverisë në Maqedoni po del të jetë Prokuroria Speciale e cila tashmë është në fillimin e hetimeve të të gjitha aferave të krijuara në shtetin fqinj. Ahmeti ka thënë se ka një “bombë” të ngjashme me ato të Zoran Zaevit, kundërshtar i Nikola Gruevskit, por çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthejë atëherë kur të jetë koha.
