Burimet botërore të lajmeve bëjnë të ditur se kryetari amerikan, Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë biseduar me telefon për konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës. Mëtutje, në kumtesë theksohet se “është diskutuar potenciali për zgjidhjen paqësore të konfliktit”, në pjesën lindore të Ukrainës, pa dhënë detaje të tjera. Trump, i cili në të kaluarën e ka kritikuar aleancën, gjatë bisedës telefonike ka shprehur mbështetje të fuqishme për NATO-n, por ka kërkuar që aleatët të kontribuojnë më tepër financiarisht. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump është pajtuar, që në muajin maj të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …