Për nderë të ditës së Pavarësisë komuna e Suharekës organizon Turne në Futboll të vogël

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë organizon Turne në Futboll të vogël. Turneu fillon me datë 13.02.2017 në ora 17:00.

Paraqitja e ekipeve bëhet në zyret e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë dhe në palestrën Sportive ,,13 Qershori” në Suharekë. Loja zhvillohet në formacion 4+1 dhe ekipi numëron deri në 10 lojtar.

Shorti hidhet me datë 11 shkurt 2017 në ora 16:00 në palestrën sportive ,,13 Qershori” në Suharekë. Pagesa për pjesëmarrje është 20 Euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …