“Eksodi 99” mirënjohje për ministrin Shala

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e Shoqatës “Eksodi 99”, të kryesuar nga Ali Topalli. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Shala me delegacionin e “Eksodit 99” bisedoi rreth aktiviteteve dhe organizimeve që realizon kjo shoqatë, në përkujtim të eksodit që ndodhi në vitin 1999.

Ministri Shala u informua nga drejtuesit e kësaj shoqate, me aktivitet e shumta që realizohen nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, veçmas me aktivitetin kulmor, që mbahet çdo vjet me 15 prill në Xërxë.

Ministri Shala me këtë rast u shpreh se ky eksod, tregon se sa rrugë e dhimbshme dhe sa sakrificë e madhe është bërë për të ardhur deri te liria dhe pavarësia e vendit tonë.

Po ashtu, ministri Shala dhe delegacion i shoqatës “Eksodi 99”, biseduan për nevojën e dokumentimit të kësaj historie si pjesë të historisë, me aktivitete të ndryshme, por edhe me ndërtimin e monumenteve përkujtimore. Në funksion të kësaj, Shala u shpreh se, MKRS-ja, do të përkrahë këtë shoqatë për të dokumentuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Me këtë rast, drejtuesit e shoqatës “Eksodi 99”, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ngushtë me ministrin Shala, i dhuruan atij një mirënjohje, për çka Shala i falënderoi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …