Drejtësi

Prezantohen metodat dhe instrumentet për rritjen e cilësisë në sistemin e drejtësisë

Sot në një konferencë janë prezantuar metodologjitë, standardet dhe instrumentet për të ndihmuar rritjen e cilësisë në sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë në Kosovë po përballet me sfida të shumta sa i përket efikasitetit dhe besueshmërisë. Francois Paychere, kryetar i Grupit Punues për Cilësi të Drejtësisë dhe anëtar i Gjykatës së Auditorëve në Kanton të Gjenevës, tha se është i nevojshëm shkëmbimi i përvojave në ngritjen e cilësisë në sistemin e drejtësisë. Ai tha se  e gjithë puna është e orientuar në  aplikimin  sa më të mirë të konventës evropiane. Ndërsa, Nehat Idrizi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, deklaroi se gjyqësori ka shumë nevojë që të rrisë efikasitetin e punës ngase besimi në këtë institucion nuk është në  nivelin më të kënaqshëm. Sipas tij, aplikimi i kësaj metodologjie siguron mundësi për përmirësimin e drejtësisë. Po ashtu, ai shprehu shqetësimet e qytetarëve ndaj vonesave së procedurave të lëndëve nëpër gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …