Trump

Gjykata e Apelit ka ngritur pikëpyetjet nëse ndalimi i udhëtimit nga Trumpi është anti-mysliman

Gjykata e Apelit në ShBA ka ngritur disa pyetje në lidhje me ndalimin tashmë të diskutueshëm të presidentit Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në ShBA për refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete kryesisht myslimane. Paneli prej tre gjyqtarësh ka ngritur pyetje mbi kufijtë e pushtetit të presidentit Trump. Ata kanë pyetur nëse masa e Trump mund të konsiderohet anti-myslimane. Vendimi i Gjykatës së Apelit me bazë në San Francisco pritet të merret gjatë kësaj jave. Cilido qoftë vendimi, rasti sipas të gjitha gjasave mund të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …