Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se është bërë një punë e mirë në largimin e një numri të pensionistëve që kanë përfituar jo-ligjshëm nga pensioni bazik. Ky është menaxhim më i mirë i financave publike, në janar të vitit 2016 është nxjerrë një udhëzim administrativ që specifikon kriteret për aplikim në pensionin bazik. Udhëzimi kërkon dokumente shtesë në mënyrë që të vërtetohët që pensionistët janë banorë të përhershëm të Kosovës. Krahasimet nga janari i vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti janë diku 16.000 deri 17.000 pensionistë më pak, që kalkulohet me një kursim, ka thënë mes tjerash ministri Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …