Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë të martën në një forum diskutimi në Tiranë, të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. “Kosova si shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar”, ka thënë ai duke theksuar se për ta ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO-ja, apo BE-ja, por jo nga Shqipëria. Kuçi ka sqaruar se nuk ka asnjë interes në Kosovë. që shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do ta ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët. Kuçi ka folur edhe për opcionin e këmbimit të territoreve me Serbinë, duke i cilësuar ato si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale, por që s’kanë lidhje me qëndrimin zyrtar, meqë Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë. (MAPO)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …